DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Burgim i përjetshëm për vrasësin e boksierit Besar Nimani

8 Prill 2025
A A
Burgim i përjetshëm për vrasësin e boksierit Besar Nimani
Share on Facebook

I dënuari, 34 vjeçari Huseyin Akkurt (majtas) pranë avokatit të tij mbrojtës, Tobias Diedrich. Foto: DPA

34 vjeçari Huseyin Akkurt, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimanit.

Vendimi u mor sot nga Gjykata e Bielefeldit, transmeton Klankosova.tv.

Ngjarja tragjike kishte ndodhur më 9 mars të vitit të kaluar (2024), në këtë qytet.

Boksieri nga Kosova, Besar Nimani, u vra me 16 plumba.

Vrasja u konstatua se ishte kryer nga Akkurt bashkë edhe me një person tjetër i cili gjendet ende në arrati, raportojnë mediat gjermane.

Trupi gjykues gjatë shpalljes së vendimit deklaroi se vrasja ishte planifikuar mirë.

I pandehuri nuk u deklarua gjatë këtij procesi për t’i shpjeguar motivet e kësaj vrasje.

Por, gjykata ka gjetur mjaft prova për ta dënuar kurdin me burgim të përjetshëm.

Edhe Prokuroria dhe avokatët e familjes Nimani, kërkuan dënimin maksimal.

Në fund të shkurtit para gjykatës në Bielefeld ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, ku janë plagosur katër persona, ndër ta edhe babai i të dënuarit.

Për këtë vepër janë arrestuar vëllai dhe motra e Besar Nimanit, të cilët dyshohet se kanë shtënë në shenjë hakmarrjeje.

Ata janë nën masa arresti, por akoma nuk ka ndonjë aktuakuzë, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung, transmeton Klankosova.tv.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 544)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 514)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com