DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Burrat nuk i kursejnë gratë as në ditën e Bajramit, tetë nga to viktima të dhunës

28 Maj 2026
A A
Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Share on Facebook

Tetë gra janë kanosur, sulmuar apo rrahur fizikisht gjatë ditës së djeshme nga persona të dyshuar meshkuj.

Rastet kanë ndodhur në rajonin e Dukagjinit, ndërsa raste të tjera janë raportuar edhe në Prishtinë dhe Rahovec.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarit janë arrestuar ose janë shoqëruar në polici.

“Rahovec / 27.05.2026 – 06:00. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar i kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Gjakovë / 27.05.2026 – 15:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimë femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Pejë 27.05.2026 – 01:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Istog 27.05.2026 – 00:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë psikike viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Pejë 27.05.2026 – 11:00.Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar i kishte shkaktuar dhunë psikike dhe fizike. I dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është vazhdon të hetohet.
Deçan 27.05.2026 – 10:30. Janë arrestuar dy të dyshuar (një mashkull kosovar dhe një femër kosovare) nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave (një femre kosovare dhe një mashkulli kosovar). Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Pejë 27.05.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 27.05.2026 – 00:19. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 593)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 351)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (342)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com