Gazetari Berat Buzhala ka ngritur shqetësimin për migrimin e qytetarëve nga Kosova dhe largimin e të rinjve nga vendi.
Duke folur në emisionin “Forum” në DTV Media, Buzhala tha se Kosova po përballet me një proces të shpopullimit, ndërsa pretendoi se gjatë viteve të fundit numri i njerëzve që janë larguar nga vendi mund të ketë arritur në 400 deri në 500 mijë.
“Ky vend po shpopullohet”, tha Buzhala, duke e lidhur këtë situatë edhe me qeverisjen e Albin Kurtit.
Ai ngriti shqetësimin se çfarë vlere ka territori nëse vendi mbetet pa popullatë.
“Kujt i duhet territori pa popullatë?”, tha Buzhala gjatë diskutimit.
Buzhala theksoi se largimi i të rinjve dhe emigrimi i vazhdueshëm përbëjnë një prej sfidave më të mëdha për të ardhmen demografike dhe ekonomike të Kosovës.
