DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bytyqi e AAK-së: Financimi i ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” lidhet me ministren Gërvalla

8 Prill 2026
A A
Bytyqi e AAK-së: Financimi i ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” lidhet me ministren Gërvalla
Share on Facebook

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka akuzuar ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, se ka financuar ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, për të cilën është raportuar se ka përmbajtur pasaktësi si rezultat i interpretimit të gabuar të të dhënave.

Bytyqi, gjatë mbledhjes së Komisionit, ka thënë se sipas informacioneve që posedojnë, financimi i kësaj ekspozite lidhet me Gërvallën, për të cilën shtoi se në të kaluarën ka qenë kundër vlerave të UÇK-së.

“Së pari, është dashtë të vish i kompletuar me materiale rreth ekspozitës. Kush e ka financuar, çfarë masa ke marrë ti, çfarë përgjegjësie ke lypë? Librat që janë shpërndarë nëpër vende ndërkombëtare, a ke marrë masa?

E dimë që ne ty si ministër i ri nuk të kemi pagu asgjë, sepse je i ri, mirëpo ne e dimë që ti ke përgjegjësi. Ministër, kush është institucioni? A mundemi me e ditë? Pikërisht ti je institucioni i cili është dashtë me vepru në mënyrë, në kohë të duhur, edhe ju nuk keni reaguar, nuk keni marrë masa, përveç këtij postimi që e keni bërë në Facebook. Pak a shumë ne kemi marrë informacione se kush e ka pagu këtë. E dimë që Donika Gërvalla e ka pagu, që gjithmonë ka qenë kundër vlerave të UÇK-së, gjithmonë ka qenë kundër luftës së Ushtrisë Çlirimtare”, tha ajo.

Ndaj këtyre deklaratave reagoi kryetarja e Komisionit, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, e cila ndërhyri duke kërkuar nga deputetja që të mos bëjë deklarime të tilla, pasi ministrja në fjalë nuk ishte e pranishme në mbledhje.

“Po kështu me deklaru, kjo nuk është në rregull! Kjo është shumë gabim prej anës tuaj, ti me bë këtë konstatim, ti duhesh vetë përgjegjësi publike me dhënë”, tha ajo.

Ndërkaq, ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, duke iu përgjigjur deputetes së AAK-së, tha se ka kërkuar përgjegjësi institucionale lidhur me këtë çështje.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 551)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 707)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (146)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com