Çështja e zgjedhjes së Presidentit u shtrua sot si diskutim me bashkëkryetarin e partisë Guxo, Faton Peci, u shpreh i bindur se nuk do të shkohet sërish në zgjedhje.
Sipas tij, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të ketë sërish qasje që mund të gjendet një zgjidhje.
“Kësaj here e kam njëfarë besimi që nuk shkojmë në zgjedhje. Cili do të jetë potencialisht koalicioni? Unë jam ithtar që me gjetë një emër konsensual. Nuk e kam diskutuar as me kryeministrin, as me Donikën, as me Mimozën dhe as me akterët e rëndësishëm brenda Vetëvendosjes. Por, unë jam i bindur që kryeministri ka me pasë një qasje gjeneroze që me ju thënë sillni emrat”, u shpreh Peci.
“Kryeministri e ka thënë disa herë se nuk duam t’i kemi president, kryeministër, kryetar të Kuvendit. Na mundësoni mos me pasë njërën nga këto pozitat kryesore”, shtoi ai.
