DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Çfarë është aplikacioni SkyECC, që u përdor edhe nga grupe kriminale në Kosovë?

5 Qershor 2025
A A
Çfarë është aplikacioni SkyECC, që u përdor edhe nga grupe kriminale në Kosovë?
Share on Facebook

Pas një hetimi disamujor, Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar të martë, një operacion të madh kundër krimit të organizuar, që ka çuar në arrestimin e 22 personave nën dyshimin për përfshirje në trafikim ndërkombëtar me narkotikë dhe pastrim parash.

Operacioni, i koduar “Qielli i Thyer”, është zhvilluar në rajonet e Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Gjilanit, ndërsa në të kanë marrë pjesë rreth 600 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, që kanë realizuar bastisje në 47 lokacione të ndryshme.

Hetimet zbuluan se ata kishin komunikuar përmes aplikacionit të koduar të quajtur SkyECC.

Por, çka është ky aplikacion?

Sky ECC është një aplikacion për komunikim të enkriptuar që u përdor gjerësisht nga grupe kriminale në mbarë botën për të komunikuar në mënyrë të fshehtë. Ai ofrohej në telefona të modifikuar që kishin funksione të kufizuara – pa kamera, pa GPS, pa email apo funksione të tjera që mund të ndihmonin në gjurmim apo përgjim.

Sky ECC u bë shumë i përfolur pasi u zbulua se po përdorej nga rrjete të krimit të organizuar për të komunikuar për kontrabandë, trafik droge, vrasje me pagesë, e aktivitete të tjera kriminale. Policitë e disa shteteve, përfshirë Francën, Belgjikën, Holandën, dhe Kanadanë, arritën të dekriptojnë sistemin në vitin 2021 dhe të ndërmarrin një nga operacionet më të mëdha kundër krimit të organizuar në Evropë./rel

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 257)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com