DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Çfarë u tha në Këshill të Sigurimit për Kosovën?

21 Tetor 2026
A A
Çfarë u tha në Këshill të Sigurimit për Kosovën?
Share on Facebook

Përfaqësuesit e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara paraqitën qëndrime thellësisht të ndryshme mbi situatën në Kosovë, marrëdhëniet mes Prishtinës e Beogradit dhe mandatin e mëtejshëm të UNMIK-ut.

Zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Tammy Bruce, iu bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Ajo përsëriti qëndrimin për mbylljen e UNMIK-ut, duke argumentuar se Kosova ka ndryshuar rrënjësisht nga viti 1999.

E përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar në OKB, Jennifer McNaughtan, veçoi nevojën që Serbia të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e sulmit në Banjskë, Zveçan, në veri të Kosovës. Ajo i kërkoi palëve zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa kërkoi gjithashtu një rishikim strategjik të detyrave dhe financimit të UNMIK-ut.

Zëvendësambasadori i Francës në OKB,, Jay Darmadhikari, kërkoi ripërtëritje të mentumit në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura nën lehtësimin e BE-së. Ai cilësoi të papranushëm faktin se autorët e sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023 mbeten të lirë në Serbi.

Gjithashtu, ai shprehu shqetësim për ndryshimet e miratuar së fundmi në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke shtuar se nuk përkojnë me obligimet ndërkombëtare të Kosovës. Franca konfirmoi mbështetjen e saj të plotë për misionin e UNMIK-ut

E ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, pretendoi se situata mbetet e brishtë për shkak të “sulmeve e shkelje të të drejtave të serbëve” në Kosovë, ndërsa kritikoi BE-në për dështim në detyrimin e Kosovës për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ai është ankuar gjithashtu edhe për vendimin e KFOR-it për optimizmin e trupave pas përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë.

Fu Cong, zëvendësshef i Misionit të Kinës në OKB, deklaroi se Pekini mbështet arritjen e një zgjidhjeje përmes dialogut, por në kuadër të Rezolutës 1244. Cong gjithashtu i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të mbështesë vazhdimësinë e punës së UNMIK-ut.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 177)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com