DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Chatbotët nën sulm – Mund të hakohen lehtësisht, ndihmojnë në aktivitete të paligjshme

21 Maj 2025
A A
Chatbotët nën sulm – Mund të hakohen lehtësisht, ndihmojnë në aktivitete të paligjshme
Share on Facebook

Një raport i fundit ka ngritur alarmin për rrezikun në rritje nga përdorimi i chatbotëve të fuqizuar nga inteligjenca artificiale, të cilët po manipulohen për të shpërndarë përmbajtje të paligjshme dhe të rrezikshme.

Këta chatbotë – si ChatGPT, Gemini dhe Claude – ndonëse janë të pajisur me mekanizma të brendshëm sigurie, po “thyen” përmes një praktike të quajtur “jailbreaking”, ku përdorues të ndryshëm arrijnë t’i mashtrojnë për të ofruar përgjigje të ndaluara, sipas The Guardian.

Studiuesit thonë se rreziku është i “menjëhershëm, i prekshëm dhe thellësisht shqetësues”, pasi chatbotët po japin informacione mbi ndërtimin e bombave, pastrimin e parave, hakerimin dhe tregtinë e paligjshme me informacion të brendshëm.

“Ajo që dikur ishte e kufizuar për aktorë shtetërorë ose grupe të krimit të organizuar, së shpejti mund të jetë në duart e kujtdo që ka një laptop apo edhe një telefon celular,” paralajmërojnë ekspertët.

Motorët që i fuqizojnë këta chatbotë trajnohen me përmbajtje të madhe nga interneti, ku përfshihen edhe burime me përmbajtje të dëmshme. Edhe pse zhvilluesit përpiqen t’i pastrojnë të dhënat, programet ende “thithin” njohuri për veprime ilegale.

Sipas raportit, tensioni mes objektivit për t’iu përgjigjur përdoruesit dhe atij për të shmangur përgjigje të rrezikshme, po shfrytëzohet nga individë të caktuar për të anashkaluar kufizimet.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 542)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 398)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com