DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Christopher Hill: Dëshmia në Hagë ishte e vështirë, prokurori ishte mjaft i ashpër

9 Dhjetor 2025
A A
Hill: Thaçi tha se e vrasin nëse pranon propozimin pa pavarësinë e Kosovës
Share on Facebook

Ambasadori amerikan shpjegon arsyet e paraqitjes në gjyqin ndaj Hashim Thaçit dhe thotë se nuk ka parë prova që e lidhin atë me krime lufte.

Ambasadori Christopher Hill, një nga diplomatët më të njohur amerikanë në Ballkan dhe negociator kyç i çështjes së Kosovës, ka folur në një intervistë për Euronews Albania lidhur me vendimin e tij për të dëshmuar në Hagë në procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Ai e përshkroi dëshminë si një proces të vështirë, duke theksuar se prokurori ishte “mjaft i ashpër”, por pjesëmarrja e tij ishte e diktuar nga përgjegjësia morale.

Hill tha se gjatë angazhimit të tij në Kosovë, përfshirë vizitat në fshatra ku janë dokumentuar krime lufte, nuk ka parë asnjë provë që ta lidhë Thaçin me urdhërimin apo kryerjen e krimeve. “Nuk pashë asnjë lloj krimi për të cilin mund të thosha se u shkaktua nga z. Thaçi. Ai ka rreth pesë vite në paraburgim dhe unë ndjeva se ishte përgjegjësi morale të shkoja në Hagë. Kalova tre ditë duke dëshmuar, dhe ndonjëherë ishte e vështirë sepse prokurori ishte mjaft i ashpër,” u shpreh ai.

Ambasadori vuri në dukje se prokuroria po përpiqej të paraqiste UÇK-në si një strukturë vertikale, tejet të organizuar, ku urdhrat burojnë nga kreu drejt bazës. Sipas tij, kjo nuk përputhet me realitetin e asaj kohe. Hill theksoi se UÇK-ja përfshinte aktorë të pavarur dhe se nuk ka parë prova që Thaçi jepte urdhra për krime. “Gjykimi duhet të mbështetet vetëm mbi prova, dhe unë ndjeva se ishte e rëndësishme të jepja perspektivën time,” deklaroi ai.

I pyetur për mënyrën se si mund të përfundojë procesi, Hill u përgjigj me nota humori: “Uroj ta dija. Uroj të kisha një makineri që të më tregonte të ardhmen…”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 579)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 271)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (159)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com