DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Çitaku kritikon këngën e Edona Llalloshit për Kurtin: Përtej marrëzisë dhe e rrezikshme

14 Dhjetor 2025
A A
Çitaku kritikon këngën e Edona Llalloshit për Kurtin: Përtej marrëzisë dhe e rrezikshme
Share on Facebook

Deputetja e PDK-së thotë se heroizimi i liderit në ngjarje partiake dëmton shëndetin demokratik.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shprehur keqardhje për atë që e cilëson si “mentalitet që prodhon” kënga e këngëtares Edona Llalloshi kushtuar kryeministrit Albin Kurti, e interpretuar në një tubim të Lëvizjes Vetëvendosje në Zvicër.

Sipas Çitakut, këndimi dhe thurrja heroike ndaj Kurtit nuk përbëjnë vetëm shije të keqe apo folklor politik, por janë “përtej marrëzisë” dhe madje “të rrezikshme”. Ajo theksoi se problemi nuk qëndron te cilësia artistike e këngës, por te mesazhi dhe mentaliteti që, sipas saj, po promovohet.

“Nuk është e lehtë të kontrollosh çdo veprim të mbështetësve – ata mund të shkruajnë këngë, të bëjnë tatuazhe apo edhe të ngrenë shtatore. Edhe kjo është e dëmshme për shëndetin demokratik, por deri diku e kuptueshme,” ka shkruar Çitaku.

Megjithatë, ajo vlerëson se situata ndryshon rrënjësisht kur një deputete i kushton këngë liderit në një ngjarje të organizuar nga vetë partia, ndërsa lideri, sipas saj, e pranon këtë duke duartrokitur.

“Kjo nuk është më thjesht shije e keqe. Kjo është përtej marrëzisë. Dhe është e rrezikshme për mentalitetin që promovon,” ka përfunduar Çitaku në reagimin e saj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 554)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 912)
  • Opinione (39)
  • Showbiz (149)
  • Shpallje (1)
  • Sport (319)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com