Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku është shprehur e pikëlluar pas lajmit për vdekjen e ish-deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se Brovina ishte një grua e jashtëzakonshme, dhe kujtoi edhe takimin e sa të parë me ish-presidentin Hashim Thaçi.
Postimi i saj i plotë:
Na paska lënë Flora Brovina.
Një grua e jashtëzakonshme. Trime, intelektuale, fisnike. Një grua që, edhe pasi kishte kaluar nëpër aq shumë vuajtje, rezatonte vetëm mirësi.
Nuk kam për ta harruar kurrë takimin e saj të parë me Hashim Thaçin dhe luftëtarët e UÇK-së, pas lirimit të zonjës Brovina nga burgjet serbe, ku po mbahej si peng lufte.
“Djemtë e mi, sa më paska marrë malli për ju. Edhe më të bukur se në TV po më dukeni. Me ju jam gjithmonë.”
Kështu ishte Flora. E ngrohtë, e guximshme, e pathyeshme. Me një dashuri të pakushtëzuar për Kosovën dhe njerëzit e saj.
Jeta e saj ishte dëshmi e një gruaje që e deshi lirinë, i shërbeu vendit të saj dhe, edhe përballë së keqes, nuk e humbi kurrë njerëzoren.
Dritë të pastë shpirti, Flora Brovina.
Kosova do të të kujtojë me nder e mirënjohje.
