Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka ndarë në Facebook një fotografi nga viti 2014, e realizuar në Vatikan.
Në fotografi, Çitaku shihet pranë presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-presidentes Atifete Jahjaga.
“27 prill 2014 Vatikan”, ka shkruar Çitaku krahas fotografisë së publikuar.
