DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Çka po prisni?” – PDK-ja dhe Aleanca kërkojnë seancë urgjente sot për votimin e ndryshimeve të Ligjit për Specialen

3 Tetor 2026
A A
Mbi 50 mijë euro për ndihmësit e deputetëve, me gjithë Kuvendin jofunksional
Share on Facebook

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mblidhet sot, më 3 tetor, për të shqyrtuar dhe votuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Kërkesa vjen pasi Qeveria e Kosovës, më 2 tetor, ka vlerësuar se nuk ka pengesa ligjore për nismën për ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji dhe ia ka përcjellë Kuvendit përgjigjen lidhur me projektligjin.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kërkuar që procedura parlamentare të nisë menjëherë dhe që projektligji të trajtohet e të votohet në të dy leximet.

Ajo ka thënë se dërgimi nga Qeveria në Kuvend i plotësim-ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara është një hap i rëndësishëm, duke kërkuar që procedura të nisë sot.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve”, ka shkruar ajo në Facebook.

Musliu-Shoshi ka theksuar se, paralelisht me këtë, Kosovës i duhet një strategji e koordinuar juridike dhe diplomatike, me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe për mbrojtjen e së vërtetës për luftën çlirimtare të UÇK-së.

“Nëse vendi shkon në zgjedhje pa e përfunduar këtë proces, rrezikojmë ta pamundësojmë mbështetjen institucionale që ua kemi borxh çlirimtarëve, gjakut të derdhur dhe ëndrrës sonë për liri. Kjo çështje është mbi partitë dhe mbi kalkulimet politike. Këtu nuk ka pozitë e opozitë. Ka interes shtetëror”, shkroi ajo.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe Aleanca, e cila ka kërkuar thirrjen e menjëhershme të seancës së Kuvendit.

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje që seanca të mbahet sot dhe që ndryshimet ligjore të votohen.

“Thirreni more seancën sot menjëherë! Ta votojmë ligjin që e kërkuan tash e sa 17 ditë qytetarët në protestë! Çka po prisni?”, ka shkruar Ramadani.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 200)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com