DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Çka thuhet në komunikatën e djeshme të Kuvendit, e cila po cilësohet “skandaloze”?

13 Gusht 2026
A A
Çka thuhet në komunikatën e djeshme të Kuvendit, e cila po cilësohet “skandaloze”?
Share on Facebook

Kuvendi i Kosovës përgjatë ditës së djeshme lëshoi një komunikatë lidhur me tollovinë e krijuar në Kuvendin e Kosovës nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Komunikata synonte të përshkruante aktivitetin e kryetares së këtij institucioni, Albulena Haxhiut, njëherësh edhe ushtruese e detyrës së presidentit.

Haxhiu, sipas komunikatës së Kuvendit, organizoi një aktivitet për të rinj, për çka kishte planifikuar edhe konferencë për media. Konferenca i dështoi me prezencën e deputetëve të PDK’së, të cilën Haxhiu s’e mbajti për këtë arsye.

Kuvendi përmes kësaj komunikate, tentoi të thoshte se deputetët e zgjedhur në këtë institucion nuk e kanë vendin aty, pasi që nuk ishte ftuar ndonjë seancë plenare.

“Gjatë kësaj pjese në sallë hynë deputetë të grupeve parlamentare të PDK-së dhe të AAK-së, me ç’rast aktiviteti u ndërpre. Për këtë datë nuk ishte thirrur asnjë seancë plenare dhe salla ishte në shfrytëzim vetëm për këtë aktivitet, ndërsa prej orës 12:00 për ditën e tretë të pritjes së mërgatës”, thuhet në komunikatë.

Këtë komunikatë, deputetët e PDK’së e kanë cilësuar si skandaloze. Deputetja Blerta Deliu- Kodra tha se Kuvendi s’i takon asnjë partie politike.

“Fatkeqësisht, Kuvendi është marrë peng prej një partie politike, e cila provon që përmes diktatit të nënshtrojë edhe administratën e Kuvendit. Pra komunikata në fjalë thotë, po e citoj, ‘Në ditën e tretë, vizita e sallës plenare është ndërprerë për disa minuta pasi deputetë të PDK-së dhe të AAK-së kishin zënë sallën plenare në një kohë kur nuk ishte thirrur asnjë seancë’”, tha ajo.

Deliu-Kodra tha se do të kërkojë sqarime nga sekretarja e Kuvendit.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Artan Behrami, u shpreh i shqetësuar për politizimin e administratës së Kuvendit.

“Pra, shqetësimi jonë është i thellë dhe ka bazë, sepse tashmë ky pushtet ka arritë që ta okupojë jo vetëm zyrat politike, po fatkeqësisht edhe ato zyra që për detyrë dhe përshkrim pune kanë me qenë neutrale”, tha Behrami.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 669)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 338)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (407)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com