DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Çmimet e ushqimeve rriten në rajon – Kosova në vendin e dytë pas Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor

31 Gusht 2026
A A
Çmimet e ushqimeve rriten në rajon – Kosova në vendin e dytë pas Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor
Share on Facebook

Rënia e fortë e euros këtë verë do të duhej të ndihmonte në uljen e çmimeve të produkteve të importuara, por siç tregojnë të dhënat e Eurostat çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Shqipëri u rritën me 3.2% në korrik 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë ose pesë herë më shumë se në Bashkimin Europian ku shtrenjtimi ishte vetëm 0.6%.

Të dhënat e Eurostat-it tregojnë se presionet mbi çmimet e ushqimeve po lëvizin në kahe të kundërta. Në Shqipëri, norma vjetore u përshpejtua nga 2.9% në qershor në 3.2% në korrik, ndërsa në BE u ngadalësua nga 1% në qershor në 0.6 % në Korrik.

Nga renditja e Eurostat-it rezulton se Shqipëria ishte e pesta me normën më të lartë të inflacionit të ushqimeve mes 36 vendeve europiane. Norma më të larta u regjistruan vetëm në Turqi, me 37.6%, Rumani, me 4.6%, Qipro, me 4.5%, dhe Islandë, me 4.4%.

Ushqimet dhanë gati një të tretën e inflacionit

Inflacioni i përgjithshëm i harmonizuar në Shqipëri arriti në 3.4% në korrik, nga 3.2% në qershor. Ushqimet dhe pijet joalkoolike dhanë kontributin më të madh, me 1.09 pikë përqindje, ose gati një të tretën e rritjes së përgjithshme të çmimeve.

Kjo lidhet edhe me peshën e lartë që kanë ushqimet në shpenzimet e konsumatorëve shqiptarë. Sipas iNSTAT-it, ato zënë 34.46% të shportës së përdorur për llogaritjen e indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit.

Në Bashkimin Europian, inflacioni i përgjithshëm ishte 3% në korrik, vetëm 0.4 pikë përqindje më i ulët se në Shqipëri. Por diferenca te ushqimet ishte shumë më e madhe. Kjo tregon se presioni inflacionist në Shqipëri është më i përqendruar te produktet bazë të konsumit sesa në pjesën më të madhe të BE-së.

Shqipëria me rritjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor

Erta 300×250
Në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria kishte normën më të lartë të rritjes vjetore të çmimeve të ushqimeve në Korrik 2026. Ajo pasohej nga Kosova 2,7%, Mali i Zi 2.3%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi çmimet e ushqimeve ishin më të ulëta se një vit më. Në Serbi çmimet në muajin korrik 2026 ishin -5.6 për qind më të ulëta se në korrik 2025, ndërsa në Maqedoninë e Veriut ishin -0.3 % më të ulëta.

Për të gjithë vitin 2026, Shqipëria për çdo muaj kishte rritje të çmimeve të ushqimeve shumë me tepër se mesatarja e BE-së. Edhe krahasuar me vendet e afërta anëtare të BE-së, rritja në Shqipëri ishte më e lartë. Në Bullgari, ushqimet u shtrenjtuan me 1.2%, ndërsa në Kroaci dhe Greqi çmimet ranë përkatësisht me 0.1% dhe 0.4%.

Ushqimet, Shqipëria më e shtrenjtë se BE-ja

Shqiptarët vijojnë të kenë të ardhura dhe fuqi blerëse ndër më të ulëtat në Europë, por kur bëhet fjalë për ushqimet, po paguajnë çmime më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, çmimet e ushqimeve në Shqipëri kanë arritur në 102.9% të mesatares së BE-së në vitin 2025, nga 99.6% një vit më parë. Kjo do të thotë se një shportë ushqimore që kushton 100 euro në BE, në Shqipëri kushton mesatarisht 103 euro, e matur sipas fuqisë blerëse.

Ndërkohë, të ardhurat për frymë të shqiptarëve mbeten vetëm 43% e mesatares europiane, ndërsa konsumi individual për frymë arrin në 48%. Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë për këta tregues, duke lënë pas vetëm pak vende të rajonit.

Diferenca mes çmimeve dhe të ardhurave po bëhet gjithnjë e më e dukshme. Edhe pse Shqipëria mbetet një nga vendet më bujqësore në Europë, konsumatorët po përballen me kosto të larta për produktet ushqimore, duke bërë që një pjesë gjithnjë e më e madhe e buxhetit familjar të shkojë për nevojat bazë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 347)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (494)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com