DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Çmimi maksimal ditor i derivateve hyn në fuqi: MINT-i publikon çmimet për dizel dhe benzinë, inspektimet intensifikohen

5 Prill 2026
A A
MINT me vendim të ri: Bie çmimi i naftës në Kosovë
Share on Facebook

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se nga data 5 prill 2026 hyn në fuqi vendimi i ri për përcaktimin e çmimit maksimal ditor të derivateve të naftës në Republikën e Kosovës.

Vendimi synon rritjen e transparencës dhe parashikueshmërisë në formimin e çmimeve, duke siguruar një qasje më të drejtë dhe të unifikuar në treg.

Ministrja Mimoza Kusari-Lila ka nënshkruar mekanizmin e ri ditor të çmimeve maksimale të lejuara për derivatet e naftës, i cili do të publikohen çdo ditë, jo më vonë se ora 10:00, bazuar në mesataren e importeve të përditësuara: 10 milion litra për dizelin dhe 1 milion litra për karburantet e tjera. Për ditën 5 prill, çmimet maksimale janë:

Nafta (dizel): 1.86 euro/litër

Benzina: 1.49 euro/litër

MINTI thekson se asnjë operator ekonomik nuk lejohet të tejkalojë çmimet e publikuara, ndërsa zbatimi do të mbikëqyret nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Doganën, Administratën Tatimore dhe Autoritetin e Konkurrencës.

Sipas Ministrisë: “Këto masa nuk kanë për qëllim të dëmtojnë apo të sanksionojnë asnjë subjekt ekonomik. Ato janë të hartuara për të siguruar barazi në treg, për të mbrojtur konsumatorin dhe për të reflektuar kujdes të shtuar në një periudhë të ndjeshme të luhatjeve dhe pasigurive në tregjet globale të derivateve të naftës.”

Vendimi pritet të ofrojë stabilitet për qytetarët dhe bizneset, duke parandaluar luhatjet e menjëhershme të çmimeve dhe duke rritur besueshmërinë në tregun vendor të karburanteve.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 551)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 707)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (146)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com