DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dalja në tregun e lirë të energjisë, Lushaku-Sadriu: Nga sot fillon falimentimi i prodhuesve tonë

1 Qershor 2025
A A
Mbledhja e Këshillit të VV-së u mbajt në UP, Lushaku-Sadriu: Nuk respektuan pavarësinë institucionale, e përdorën si vegël politike
Share on Facebook

Jehona Lushaku-Sadriu, Nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e sheh të errët perspektivën ekonomike të vendit referuar prodhuesve vendor – një mijë e treqind prej tyre – të cilët nga sot dalin në treg të lirë të energjisë elektrike, treg në të cilin ka vetëm një ofertues, KESCO-n, me çmim tre fish më të lartë: kësisoji çmimet e energjisë duke tejkaluar edhe vendet me ekonomi më të zhvilluara si Holanda apo Franca. Lushaku-Sadru parasheh që “nga sot” nis falimentimi i prodhuesve vendor dhe shembja e ekonomisë së vendit “edhe ashtu e rënduar”.

Postimi i plotë:

BLEJE TËNDEN DIKUR – E SOT, GODITE TËNDEN!

A ju kujtohet kur VV bënte thirrje për prodhime vendore me moton “Bleje tënden”? Gjojase, përkrahje për prodhuesit tanë!

E prej sot, me bekimin e Kurtit dhe qeverisë në ikje, hyn në fuqi shtrenjtimi i energjisë elektrike për prodhuesit vendor.

Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë vendore, që prek çdo produkt që blejmë, çdo tryezë familjare, çdo xhep të qytetarëve.

Nga sot nis rritja e çmimeve për çdo gjë që prodhohet në Kosovë.

Nga sot fillon falimentimi i ngadaltë i prodhuesve tanë.

Nga sot nis shembja e ekonomisë sonë, edhe ashtu të rënduar.

Nga sot rritet barra mbi supet e qytetarëve që mezi po e lidhin muajin me muaj.

Kjo nuk është ndihmë për prodhimin vendor; ky është sabotim!

Kjo nuk është zhvillim; kjo është tradhti ndaj ekonomisë tënde.

Sepse kur godet prodhuesin tënd, godet qytetarin tënd.

Godet vetë shtetin!

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 305)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com