Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Dardan Krasniqi, i cili më herët ka qenë pjesë e Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me periudhën e tij brenda këtij subjekti politik.
Në një intervistë për DTV Media, Krasniqi tha se, po të kishte zgjedhur të mos shprehte qëndrimet e tij dhe “vetëm të mbyllte gojën”, do të ishte ndër figurat më të votuara brenda LVV-së.
Ai u shpreh kritik ndaj mënyrës së funksionimit të partisë, duke lënë të kuptohet se qëndrimet e tij publike dhe mospajtimet me zhvillime të caktuara kanë ndikuar në rrugëtimin e tij politik brenda subjektit.
Deklarata e Krasniqit ka ngjallur reagime në opinion, veçanërisht për faktin se ai dikur ishte pjesë e LVV-së, ndërsa sot garon për deputet në listën e AAK-së.
