DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

31 Mars 2026
A A
Frikë në Sllovaki, përsëritet njoftimi: S’do t’i lejojmë tifozët e Kosovës në sektorët vendas
Share on Facebook

Tifogrupi “Dardanët” ka kërkuar falje që nuk kanë arritur t’u përgjigjen të gjitha kërkesave për t’u pajisur me bileta për ndeshjen e madhe të Kosovës me Turqinë.

Kosova e pret Turqinë të martën në “Fadil Vokrri”. Biletat ishin shitur shpejt, madje para se të dihej se Kosova do të arrinte finalen e plejofit për kualifikim në Botëror.

“Ndjejmë keqardhje të thellë që nuk kemi arritur t’u përgjigjemi të gjithë të interesuarve për t’u pajisur me bileta për finalen e madhe Kosovë – Turqi. Kërkojmë sinqerisht falje që nuk kemi mundur t’i përmbushim të gjitha kërkesat e panumërta, me mijëra të tilla, që tejkaluan çdo pritshmëri të imagjinueshme. Kjo kërkimfalje është e ndier, sepse na vjen keq për secilin prej jush që shprehu dëshirën për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje madhore për vendin tonë, por që, fatkeqësisht, nuk do të mund të jetë i pranishëm”.

“Megjithatë, ky është kapaciteti i sektorit të tribunave që mbulojmë ne; nuk kemi mundësi as ta zgjerojmë dhe as të bëjmë të pamundurën. Ju lutemi për mirëkuptim dhe besim se, brenda përgjegjësive tona, kemi bërë dhe po vazhdojmë të bëjmë maksimumin”, thuhet në një reagim të “Dardanëve” të martën, në ditën e ndeshjes.

“Dardanët” kanë bërë thirrje që tifozët të mos e përfundojnë misionin vetëm me mbërritjen në stadium.

“Sot, përgjegjësinë për mbarëvajtjen e ndeshjes duhet ta ndiejmë të gjithë, si në aspektin organizativ, ashtu edhe në mbështetjen e pakursyer ndaj ekipit tonë kombëtar. Duhet të motivojmë dhe të shtyjmë përpara futbollistët tanë drejt suksesit kulminant. Secili prej nesh duhet të japë më shumë se në ndeshjet e kaluara”.

“Secili duhet të ndihet i përfshirë dhe të kontribuojë me kapacitetet e veta në organizim. Secili duhet të ngjitet në shkallët e stadiumit me vendosmëri dhe energji të pashtershme. Secili duhet të mbajë mbi vete përgjegjësinë e përbashkët për ta jetësuar ëndrrën tonë. Secili duhet të jetë aktiv, jo pasiv. Dhe, mbi të gjitha, sot secili duhet të vishet me ngjyrat e Kosovës: me shall, bluza apo duksa kombëtare”, thuhet tutje në thirrjen e “Dardanëve”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 527)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 727)
  • Opinione (35)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (307)
  • TV (68)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com