DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

DASh-i publikon Raportin e Transparencës Fiskale, kështu vlerësohen Kosova e Shqipëria

21 Shtator 2025
A A
DASh-i publikon Raportin e Transparencës Fiskale, kështu vlerësohen Kosova e Shqipëria
Share on Facebook

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka publikuar Raportin e Transparencës Fiskale për vitin 2025, në të cilin janë vlerësuar 139 qeveri në botë por edhe Autoriteti Palestinez lidhur me përmbushjen e kërkesave minimale të transparencës fiskale.

Sipas raportit, Kosova dhe Shqipëria renditen ndër 71 shtetet që plotësuan kriteret minimale, duke siguruar qasje të publikut në dokumentet kryesore buxhetore, auditim të pavarur të financave dhe transparencë në kontratat publike.

Në raport theksohet se transparenca fiskale është një element kyç për qeverisje të mirë, rritje të besimit në tregje dhe forcim të llogaridhënies së institucioneve publike. SHBA e lidh këtë proces edhe me uljen e rrezikut për korrupsion, pastrim parash dhe financim të terrorizmit.

Nga 139 vende të vlerësuara, 71 prej tyre përmbushin kërkesat minimale, ndërsa 69 sosh nuk i përmbushin.

Në mesin e vendeve që plotësuan kriteret përveç Kosovës dhe Shqipërisë janë edhe vende të tjera të rajonit si Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Departamenti i Shtetit nënvizoi se përmes Fondit të Inovacionit për Transparencën Fiskale, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin qeveritë dhe shoqërinë civile për të forcuar menaxhimin e financave publike dhe për të rritur përfshirjen e qytetarëve në procesin buxhetor.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 122)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com