DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

DASH: Kosova nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit me njerëz

20 Tetor 2026
A A
Dialogu strategjik SHBA-Serbi, DASH publikon deklaratë të përbashkët
Share on Facebook

Departamenti i Shtetit Amerikan ka publikuar raportin e Kosovës lidhur me problemin e trafikimit me njerëz. Në raport, Departamenti ka theksuar se Kosova nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, megjithëse po bën përpjekje të konsideruesme për ta bërë këtë.

Raporti vëren se Qeveria ka demonstruar përpjekje në rritje në krahasim me periudhat e mëparshme prandaj Kosova mbetet në nivelin 2. Ata kanë vërejtur se Kosova nuk përmbush standardet minimale në disa fusha të rëndësishme, sidomos në rrafshin e ndjekjes penale. Qeveria, thekson raporti, ka ndjekur penalisht më pak trafikantë të dyshuar dhe shumica e dënimeve të dhëna nga gjykatat ishin nën dënimin minimal të përcaktuar sipas ligjit të trafikimit.

Raporti:

‘Qeveria e Kosovës nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për ta bërë këtë. Qeveria demonstroi përpjekje në rritje në krahasim me periudhën e mëparshme të raportimit; prandaj, Kosova mbeti në Nivelin 2. Këto përpjekje përfshinin dënimin e më shumë trafikantëve dhe dënimin e më shumë trafikantëve me burgim. Qeveria rriti fondet për ndihmën ndaj viktimave dhe përpjekjet për parandalimin e tyre. Qeveria kreu një vlerësim mbi zbatimin e planit kombëtar të veprimit 2024-2025 dhe zbuloi se pothuajse gjysma e objektivave ishin përmbushur. Megjithatë, qeveria nuk i përmbushi standardet minimale në disa fusha kyçe. Qeveria ndoqi penalisht më pak trafikantë të dyshuar dhe, ndërsa gjykatat dhanë më shumë dënime me burgim, shumica e dënimeve ishin nën dënimin minimal të përcaktuar sipas ligjit të trafikimit. DASH-i vëren se autoritetet e Kosovës nuk i kanë hetuar të gjitha rastet e fëmijëve të detyruar të lypin si raste të mundshme të trafikimit me njerëz. Për shkak të procedurave të pamjaftueshme të identifikimit e atyre që detyrohen të lypin, qeveria nuk e parandaloi në mënyrë efektive penalizimin e papërshtatshëm të viktimave të mundshme vetëm për akte të paligjshme të kryera si rezultat i drejtpërdrejtë i të qenit të trafikuar. Qeveria nuk ofroi përpjekje për riintegrim dhe ndihmë tjetër afatgjatë, veçanërisht për fëmijët dhe viktimat që kërkojnë mbështetje psiko-sociale.’

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 177)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com