DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Daut Haradinaj: Kurrë s’kemi qenë më larg Shqipërisë, e kurrë nuk ka qenë më i theksuar ndikimi serb në Kosovë sesa tani

24 Gusht 2026
A A
Haradinaj i reagon Konjufcës: Votuat me Srpska’n kundër UÇK-së, i falët tokë Manastirit e miliona për rrymë po i çoni në Serbi
Share on Facebook

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka hedhur sërish kritika ndaj partisë në pushtet, lidhur me kontratën për riparimin e vagonëve të trenit, e cila i është dhënë një kompanie serbe.

Anëtari i Aleancës ka thënë se prania dhe ndikimi i Serbisë në Kosovë, asnjëherë nuk ka qenë më e theksuar se deri më sot.

“Që nga çlirimi e deri më sot, asnjëherë më parë nuk kemi qenë më larg Shqipërisë, dhe asnjëherë më parë prania dhe ndikimi i Serbisë nuk kanë qenë më e theksuar brenda Kosovës. Ky regjim në ikje po i ngjason gjithnjë e më shumë një “Qeverie Krahinore” nën hijen e Beogradit, sesa udhëheqjes së një shteti sovran, të pavarur e dinjitoz.”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka adresuar edhe kritika të tjera lidhur me ndikimin në disa sektorë, që sipas tij, është duke i pasur Serbia në Kosovë.

“Kur sovranitetin ekonomik dhe atë energjetik ia dorëzon në duar Vuçiqit, dhe pavarësinë politike e trajton si një leckë duke shkelur ligjin, Kushtetutën e vendit, çfarë mund të pritet më shumë nga këta njerëz?! Nga këta njerëz që ditën shesin sovranizëm e patriotizëm me fjalë shqip, e natën kurdisin e punojnë për interesat e Serbise – 24/7.”, ka shkruar tutje ai.

Haradinaj ka thënë se kjo gjendje do të përfundojë shumë shpejt.

“Askush nuk është mbi ligjin, e aq më pak mbi Kushtetutën, e me së paku ata që e kanë shndërruar Kosovën në një shtëpi “pa zot shpije”, duke u shërbyer qendrave që synojnë zhbërjen e Kosovës dhe zbehjen e faktorit shqiptar në Ballkan. Gjithsecili sabotues dhe argat brenda këtij sistemi të dështuar, që thirret rrejshëm në emër të shqiptarisë, një ditë do të japë llogari para ligjit dhe para historisë! Tashmë marrja ju ka mbuluar. Do të përfundoni aty ku e keni vendin: në faqen më të zezë të mbeturinave të historisë kombëtare!”, ka thënë ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com