DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Daut Haradinaj pas dënimeve në Hagë: Kosova duhet të marrë masa të menjëhershme

16 Shtator 2026
A A
Haradinaj: Kemi pasur komunikim indirekt edhe me Vjosa Osmanin
Share on Facebook

Daut Haradinaj, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje që institucionet e Kosovës të ndërmarrin, siç ka thënë ai, masa të menjëhershme lidhur me mënyrën se si është trajtuar rasti në Gjykatën Speciale.

“Beteja për drejtësinë do të vazhdojë deri në drejtësinë e plotë, deri në lirimin e tyre nga secila akuzë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka deklaruar se UÇK-ja ishte ushtri çlirimtare dhe se, sipas tij, asnjë gjykatë nuk mund ta dënojë atë që e cilësoi si “shpirtin çlirimtar”.

Haradinaj ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të reagojnë dhe të ndërmarrin veprimet që i konsiderojnë të nevojshme në mbrojtje të luftëtarëve të UÇK-së.

“Kosova dhe institucionet e saj duhet të marrin masa të menjëhershme për mënyrën se si është sjellë kjo gjykatë politike ndaj atyre që luftuan për lirinë e Kosovës. Heshtja nuk është më e pranueshme”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se do të vazhdojë të qëndrojë në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së dhe të ushtarëve të saj.

“Deri në fund. Deri në drejtësi. Jemi bashkë me ata katër burra atje, me secilin ushtar të UÇK-së”, ka shkruar Haradinaj.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 335)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com