DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Debat i ashpër mes Shqipe Pantinës dhe Eman Rrahmanit: Kush je ti me ia mohu fëmijës të drejtën me pasë babë?

21 Tetor 2026
A A
Debat i ashpër mes Shqipe Pantinës dhe Eman Rrahmanit: Kush je ti me ia mohu fëmijës të drejtën me pasë babë?
Share on Facebook

Një debat i ashpër është zhvilluar në emisionin “Forum” në DTV Media mes Shqipe Pantinës nga LDK-ja dhe deputetit të PDK-së, Eman Rrahmani, lidhur me çështjet që trajton Kodi Civil.

Gjatë diskutimit, Pantina e ka ngritur pyetjen nëse një grua mund të dëshirojë të ketë fëmijë pa pasur bashkëshort.

“Çka nëse unë du me pasë fëmijë, po s’du me pasë burrë?”, ka pyetur Pantina.

Në përgjigje, Rrahmani ka kundërshtuar një mundësi të tillë, duke thënë se një grua nuk mund ta realizojë këtë pa një burrë.

Kur Pantina e ka pyetur se pse, deputeti i PDK-së është përgjigjur se është pikërisht burri ai që e mundëson ardhjen e fëmijës në jetë.

“Kush je ti me ia mohu fëmijës të drejtën me pasë babë?”, ka pyetur Rrahmani gjatë debatit.

Diskutimi mes tyre është zhvilluar në kuadër të debatit për Kodin Civil, një temë që ka nxitur përplasje të vazhdueshme politike dhe qëndrime të ndryshme lidhur me familjen, të drejtat individuale dhe çështjet shoqërore.

Debati i tyre në DTV Media solli përballjen e dy qëndrimeve të ndryshme për këtë çështje.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 172)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com