DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Debat në KPK: anëtari kritikon se prokurorët po shpërndahen pa analizë nëpër Prokurori, kryesuesi e quan të pavërtetë

27 Maj 2025
A A
Sistemi prokurorial sfidohet nga mungesa e vazhdueshme e buxhetit
Share on Facebook

Në mbledhjen e 267-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) u zhvillua një debat midis anëtarit të këtij Këshilli, Visar Krasniqi dhe kryesuesit Ardian Hajdaraj, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i Këshillit, Visar Krasniqi tha se shpërndarja e prokurorëve të rinj po bëhet pa analizë të mirëfilltë.
“Duhet me qenë edhe vetëkritik, sepse kur po rekrutohet dhe caktohet prokurori nuk po bëhet analizë e mirëfilltë. Pajtohem se ka mungesë të prokurorëve. E kam thanë kudo që më është dhënë mundësia, por edhe Këshilli të bartë përgjegjësinë, sepse shpërndarja duhet me qenë dhe me i pas në fokus ata që kanë ngarkesë si Prokurori”, tha Krasniqi.

Por, kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Ardian Hajdaraj reagoi ndaj këtij diskutimi të prokurorit Krasniqi, duke theksuar se nuk është e vërtetë se nuk ka analizë të mirëfilltë.

“Nuk është e vërtetë ajo që u tha më parë se nuk është bërë analizë e duhur për shpërndarje, sepse nevojat janë të mëdha dhe se sfidë është se nuk është lejuar asnjë pozitë e re për rekrutim në sistemin prokurorial që të arrihet të përfaqësohen në gjykime dhe seanca. Ka pasur reagime publike edhe nga ana e sistemit gjyqësor”, tha Hajdaraj.

Ky debat u zhvillua, teksa po paraqitej Raporti i punës i Prokurorit të Shtetit për vitin 2024 nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.
Këshilli Prokurorial i Kosovës në mbledhjen e 267-të vendosi që Raporti i punës për Prokurorin e Shtetit i vitit 2024 të publikohet në ueb-faqe, por jo i plotë, pa u publikuar raportet për të dhënat individuale për secilin prokuror, derisa të sqarohen paqartësitë.

Për këtë rrethanë, e kërkoi fjalën anëtari i Këshillit Prokurorial Krasniqi, por se nuk iu lejua nga kryesueisei i këtij këshilli Hajdaraj të diskutojë.

Paraprakisht, vetë ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi propozoi që pjesa individuale e të dhënave për secilin prokuror të diskutohet me dyer të mbyllura pasi që lidhet edhe me vlerësimin e performancës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 545)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 548)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com