DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Defender Europe 2025”, Kurti: Dëshmi e rritjes së besimit të ShBA-ve në Qeverinë e Kosovës

26 Maj 2025
A A
ZKM: Refuzojmë përdorimin e sistemit gjyqësor për përfitime politike, Kurti asnjëherë s’ka refuzuar të dëshmojë
Share on Facebook
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar lart rëndësinë e ushtrimit shumëkombësh ushtarak “Defender Europe 2025”, duke theksuar se ky aktivitet ndërkombëtar ndihmon në forcimin e bashkëpunimit mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ushtrive të vendeve partnere. Në një postim të publikuar, Kurti theksoi se prania e trupave amerikane dhe aleate në vend është dëshmi e rritjes së besimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve ndërkombëtarë në institucionet e Kosovës dhe profesionalizmin e ushtrisë së saj. “Ky ushtrim ka rëndësi të madhe për rritjen e ndërveprueshmërisë së forcës tonë me ushtritë e vendeve partnere dhe tregon për rritjen e besimit që ShBA-të dhe partnerët kanë në Qeverinë e Republikës, Ministrinë e Mbrojtjes dhe para së gjithash në profesionalizmin e ushtrisë tonë,” shkroi ai. Postimi i plotë: Defender Europe 25 është ushtrimi më i madh që Ushtria e Shteteve të Bashkuara té Amerikës realizon në kontinentin e Evropës. Defender Europe 25 këtë vit shtrihet në tri zona gjeografike të Evropës: në Evropën veriore, Evropën qendrore dhe në Evropën juglindore ku hyn edhe vendi ynë. Në këto tri zona në ushtrime që do të zhvillohen në kuadër të Defender 25 do të angazhohen 25.000 ushtarakë nga 29 shtete të NATO-s dhe vendeve partnere. Në zonën e Evropës juglindore ku hyn edhe Kosova do të marrin pjesë 12.000 ushtarakë nga 19 shtete. Republika e Kosovës do të jetë vend nikoqir në mesin e 18 vendeve nikoqire dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë me përafërsisht 1.000 trupa në ushtrimet që do të zhvillohen në Kosovë, Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni të Veriut. Veçantia më e rëndësishme për ne në Ushtrimin Defender Europe 25 është që Republika e Kosovës është vendi i përzgjedhur nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vendosur komandën e Divizionit 28 të këmbësorisë. Nga baza e FSK-së në Aeroportin e Gjakovës, kjo komandë taktike amerikane do të udhëheqë me të gjitha brigadat në regjionin e Evropës Juglindore. Përveç komandës së Divizionit 28 në Zonën e Trajnimit në Babaj të Bokës njësiteve të FSK-së do tu’u bashkëngjiten edhe njësi ushtarake të Gardës së IOWA, njësi dhe personel nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kroacisë, Maqedoncia e Veriut dhe Bullgaria. Pjesa e ushtrimit që zhvillohet në Kosovë do të zgjasë deri më 9 qershor dhe do të zhvillohet në pjesën perëndimore të vendit tonë. Gjatë këtij ushtrimi njësitë e FSK-së do të zhvillojnë operacione luftarake sulmuese, mbrojtëse dhe të stabilitetit. Në ushtrim do të ketë edhe qitje me zjarr të vërtetë me sistemet e armëve të blera dhe që po vazhdojnë të blihen nga Qeveria e Kosovës për ushtrinë tonë.
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 546)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 571)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (76)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com