DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dega e LDK-së në Austri letër Abdixhikut: Duhet të mbani përgjegjësi për rezultatin e dobët të 7 qershorit, duam zgjedhje në LDK

4 Korrik 2026
A A
Fadil Hadërgjonaj: Jemi të hapur edhe për kandidat konsensual për president edhe për marrëveshje politike
Share on Facebook

Dega e LDK’së në Austri përmes një e-maili të siguruar nga Gazeta ka kërkuar që të mbahen zgjedhje të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës

Kjo kërkesë i është adresuar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, meqë kjo Degë ka konstatuar se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit ka qenë i dobët dhe se të gjithë duhet të marrin përgjegjësi.

Në mbledhjen e mbajtur më 3 korrik në Austri, ku kanë marrë pjesë edhe 5 kryetarë të nëndegëve të LDK’së në Austri është vlerësuar se është e domosdoshme marrja e përgjegjësisë, sidomos nga lidershipi i partisë.

“Kerkesë per zgjedhje të pergjithshme

I nderuar z. Lumir Abdixhiku e nderuara kryesi e LDK – së. Me poshtë gjeni kerkesën e degës së Ldk në Austri,

-Në mbledhjen e mbajtur të Deges së LDK në Austri, se bashku me Kryetarët e pese nëndegëve, u analizua rezultati i dobet ne zgjedhjet e gershorit. Gjatë diskutimeve u vlerësua se eshtë e domosdoshme marrja e pergjegjesisë nga të gjithë ne, e sidomos nga lidershipi i partisë.Njezeri u vendos dhe kerkohet, qe LDK te shkoje ё zgjedhje të përgjithshme dhe të bëhen reforma thelbesore .Njëkohësisht, shprehim falënderimin tonë për Kryetarin Abdixhiku për kontributin e deri tashëm”, thuhet në e-mail.

Dorëheqjen e Abdixhikut nga pozita e kryetarit e kanë kërkuar edhe disa degë në Kosovë, përfshirë Pejën, Lipjanin dhe një në Prishtinë. Megjithatë Abdixhiku iu është kundërpërgjigjur kërkesave me kërkesë për dorëheqje nga Degët të Gazmend Muhaxherit e Imri Ahmetit.

Ky zhvillim kishte çuar në përplasje të brendshme publike në LDK. Megjithatë në një mbledhje të kolegjiumit të Degëve të LDK-së, shumica kanë votuar kundër dorëheqjes së Lumir Abdixhiku.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 601)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 620)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (349)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com