DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Deklarata e Simiqit për nënkryetar nxit reagime të ashpra: Nuk ka popull serb në Kosovë, por komunitet

9 Shtator 2026
A A
Deklarata e Simiqit për nënkryetar nxit reagime të ashpra: Nuk ka popull serb në Kosovë, por komunitet
Share on Facebook

Deklarata e Igor Simiçit, i cili gjatë propozimit të Slavko Simiqit për nënkryetar të Kuvendit tha se kandidatura bëhej “në emër të popullit serb”, ka nxitur reagime nga zyrtarë të Qeverisë në detyrë.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e ka cilësuar këtë deklaratë dhe propozimin e Listës Serbe si “skandaloz” dhe “të papranueshëm”.

“Nuk ka popull serb në Kosovë, por vetëm komunitet serb. Populli serb zgjedhjet i ka në Serbi, më 25 tetor”, ka shkruar Gërvalla.

Reagimi i saj erdhi pasi Igor Simiq, gjatë propozimit të Slavko Simiqit për nënkryetar të Kuvendit, deklaroi:

“Në emër të popullit serb dhe me nënshkrimet e 9 nga 10 deputetët që e bëjnë shumicën e deputetëve serbë e propozojmë Slavko Simiqin për nënkryetar”, ka thënë Igor Simiq.

Ndaj deklaratës ka reaguar edhe ministri në detyrë i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, i cili ka theksuar se Lista Serbe nuk përfaqëson popullin serb.

“Kandidati nga komuniteti serb për nënkryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb, ashtu siç përcaktojnë rregullat kushtetuese të Republikës së Kosovës, jo nga Beogradi dhe jo ‘në emër të popullit serb’”, ka shkruar ai.

Hoti ka theksuar se Kosova është republikë demokratike dhe se të drejtat e komuniteteve janë të garantuara, por sipas tij, ato nuk duhet të përdoren për qëllime politike të Beogradit.

“Por këto të drejta nuk mund të shndërrohen në instrument të politikës së Vuçiçit brenda institucioneve të Kosovës. Simiqi dhe Lista Serbe duhet të mësohen me këtë realitet. Kosova nuk është Serbi. Kuvendi i Kosovës nuk është Beograd”.

Ndërkohë, Rregullorja e Kuvendit përcakton se propozimi për nënkryetar nga radhët e komuniteteve joshumicë bëhet me shkrim.

Për komunitetin serb, rregullorja parasheh që kandidati për nënkryetar të propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb.

Në rast se kandidatët nuk propozohen me shkrim, rregullorja përcakton se propozimi bëhet përmes shortit, në prani të deputetëve të komuniteteve përkatëse.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 718)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 682)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (183)
  • Shpallje (1)
  • Sport (421)
  • TV (90)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com