DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Deklarata e Vlora Hysenit ndaj Klodiana Lalës, Bardhi: Në vend që të intimidojë gazetaren, le të japë përgjigje

24 Shtator 2026
A A
Deklarata e Vlora Hysenit ndaj Klodiana Lalës, Bardhi: Në vend që të intimidojë gazetaren, le të japë përgjigje
Share on Facebook

Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj gazetares Klodiana Lala.

Sipas Bardhit, Vlora Hyseni duhet të japë përgjigje për akuzat mbi përdorimin e strukturave shtetërore në funksion të interesave të krimit të organizuar dhe jo të sulmojë gazetaren që ngre pyetje.

Ai shtoi se informacionet shtetërore nuk mund të përdoren për të frikësuar gazetarët dhe, në vend që të intimidojë një gazetare, ajo duhet të japë përgjigje.

“Kjo përgjigje e bën edhe më të qartë se në çfarë duarsh e kishte dorëzuar Edi Rama SHISH-in.

Ajo që pamë nuk ishte përgjigjja e një ish-funksionari publik që përballet me akuza të rënda dhe jep shpjegime përpara publikut. Ishte reagimi i një ordineri, i cili mendon se balta, shpifjet dhe sulmet personale ndaj një gazetareje me integritet mund të zëvendësojnë përgjegjësinë dhe transparencën.

Në vend që të japë përgjigje për akuzat mbi përdorimin e strukturave shtetërore në funksion të interesave të krimit të organizuar, zgjedh të sulmojë gazetaren që ngre pyetjet.

Vlora e Gysit dhe Ronit e di shumë mirë një gjë: nëse informacioni me të cilin mendon se po intimidon Klodiana Lalën do të ishte i vërtetë, atëherë do të duhej të përgjigjej edhe për një çështje tjetër shumë serioze, si ka përfunduar jashtë strukturave shtetërore informacioni i përfituar për shkak të detyrës.

Prandaj, në vend që të intimidojë një gazetare, le të japë përgjigje. Në fund të fundit, ajo që u pa sot është shumë më e rëndë se një debat personal. Është një tjetër dëshmi e standardit që Edi Rama ka vendosur për njerëzit që ka zgjedhur në funksionet më të larta të shtetit.

Kur pushteti përgjigjet ndaj pyetjeve me kërcënime, baltë dhe sulme personale, problemi nuk është më vetëm ai që flet. Problemi është sistemi që e ka bërë të mundur që njerëz me përgjegjësi të larta shtetërore të mendojnë se nuk mund t’i japin llogari askujt.

Qartësisht mesazhi nuk ishte për Klodjana Lalën, sepse Vlora e Gysit dhe Ronit e di shumë mirë që ska me çfarë e intimidon apo i mbyll gojën. Mesazhi ishte i qartë për kreun e organizatës – Edi Ramën – që nëse e lëshon atë dhe Gysin, informacionet do dalin sheshit dhe do ketë fatin e tyre”, është shprehur Bardhi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 292)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com