DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Deklarata e Zelenskyt për Kosovën, reagon Shqipëria: S’ka asnjë paralelizëm me Ukrainën

9 Gusht 2026
A A
Deklarata e Zelenskyt për Kosovën, reagon Shqipëria: S’ka asnjë paralelizëm me Ukrainën
Share on Facebook

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar lidhur me vizitën e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në Serbi dhe takimin e tij me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në reagimin e saj, Ministria e Jashtme shqiptare ka theksuar se vizita e Zelenskyyt në Serbi i shërben, para së gjithash, interesave të Ukrainës.

Shqipëria ka bërë të ditur se qëndron krah integritetit territorial të Ukrainës, njësoj siç qëndron krah sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, çdo hap që ndihmon Serbinë të largohet më tej nga ndikimi i Rusisë dhe të afrohet me Evropën është pozitiv.

Gjatë qëndrimit në Serbi, Zelenskyy deklaroi se Ukraina nuk ka ndërmend ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe se qëndrimi i Kievit për këtë çështje nuk ka ndryshuar. Ai gjithashtu tha se Ukraina e respekton integritetin territorial të Serbisë.

Megjithatë, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka theksuar se paqja në Ballkanin Perëndimor dhe pranimi i pavarësisë së Kosovës si një realitet i pakthyeshëm janë themelore.

“Ne mbajmë gjithashtu qëndrimin e vendosur se Serbia dhe Kosova i përkasin një të ardhmeje të përbashkët evropiane. Normalizimi i marrëdhënieve të tyre, që përfundimisht duhet të çojë drejt njohjes reciproke, nuk do ta dobësonte Serbinë. Përkundrazi, do të ndihmonte në mbylljen e një prej kapitujve më të dhimbshëm të historisë së afërt të rajonit tonë dhe do të hapte rrugën drejt pajtimit të vërtetë, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe paqes së qëndrueshme. Ballkani Perëndimor ka nevojë për këtë energji pozitive sot, ndoshta më shumë se kurrë. Vizita e Presidentit Zelenskyy në Serbi i shërben, para së gjithash, interesave të Ukrainës. Kjo është e kuptueshme dhe legjitime”, thuhet mes tjerash në reagim.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 782)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 376)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com