DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Deklarohet i pafajshëm Dukagjin Lekaj, i akuzuar për vrasje të rëndë në tentativë ndaj Andi Pajazitit

6 Nëntor 2026
A A
Deklarohet i pafajshëm Dukagjin Lekaj, i akuzuar për vrasje të rëndë në tentativë ndaj Andi Pajazitit
Share on Facebook

Dukagjin Lekaj ka mohuar fajësinë për akuzën e vrasjes së rëndë në tentativë ndaj Andi Pajazitit, në seancën e udhëhequr nga gjykatësi Adnan Kamberi. Ndryshe nga akuza kryesore, i akuzuari zgjodhi të pranojë përgjegjësinë vetëm për pikën e aktakuzës që lidhet me armëmbajtjen pa leje.

Në këtë proces gjyqësor morën pjesë prokurorja Bukurije Gjonbalaj, avokati i Andi Pajaziti, Fanol Krasniqi, si dhe mbrojtësja e të akuzuarit, avokatja Saranda Keqekolla-Sadiku.

Vendimi përfundimtar për dënimin ndaj kësaj vepre do të shpallet bashkë me epilogin e akuzës për vrasje të rëndë në tentativë.

Avokatja Keqekolla-Sadiku tha se Lekaj ka mbajtur 19 muaj e gjysmë heqje lirie. Ajo shtoi se, duke marrë parasysh pranimin e fajësisë për armëmbajtje pa leje, faktin se ai ishte kthyer në Kosovë me kërkesën e tij për ta përmbyllur këtë çështje, si dhe faktin se ka vendbanim të përhershëm në Kosovë, gjykata duhet t’ia ndërpresë paraburgimin dhe t’i caktojë një masë më të lehtë ose ta lejojë mbrojtjen në liri. Sipas saj, Lekaj ka premtuar se do të jetë i qasshëm deri në përfundim të procedurës penale.

Prokurorja Gjonbalaj e kundërshtoi propozimin e mbrojtjes për ndërprerjen e paraburgimit, duke kërkuar nga gjykata që ta refuzojë atë, pasi sipas saj, ende ekzistojnë arsyet për vazhdimin e kësaj mase.

Më pas, gjykatësi Kamberi e refuzoi propozimin e mbrojtjes për ndërprerjen e paraburgimit.

Avokati Krasniqi deklaroi se heqin dorë nga kërkesa pasurore-juridike dhe se nuk i bashkohen ndjekjes penale.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 273)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com