DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Deklarohet Limaj: Deri tash nuk kemi marrëveshje politike me askënd

14 Prill 2025
A A
Deklarohet Limaj: Deri tash nuk kemi marrëveshje politike me askënd
Share on Facebook

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës, ka thënë se deri tash partia e tij nuk ka marrëveshje me askënd.

Ai ka mohuar zërat që mund të ketë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se nuk kanë marrëveshje me askënd.

“NISMA nuk ka marrëveshje me askënd deri më sot. NISMA do të punoj që Kosova ti ketë institucionet dhe të mos ketë krizë parlamentare. Nesër e tutje do të shohim se çka do të ndodh”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se Kosovën e presin shumë sfida në të gjitha planet, derisa tha se do të punojnë fort në shërbim të vendit.

“Do të jemi forcë politike si gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar për interesa nacionale në shërbim të Kosovës.Ne dimë të dallojmë dëshirat dhe ambiciet personale me aktivitetin politik me marrëveshjet me takimet me gjetjen e gjuhës së përbashkët. Në fund të fundit ky është funksioni i parlamentit që të bashkohen forcat politike për t’i ofruar një mundësi më të madhe Kosovës”, tha Limaj.

Ai tha se presin që qeveria dhe institucionet të krijohen sipas afateve kushtetuese.

“Do të luajmë rolin tonë në krijimin e këtyre institucioneve për aq sa na takon neve dhe këtu përfundon detyra jonë kushtetuese”, tha Limaj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 737)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 984)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (194)
  • Sport (457)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com