Përplasjet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas kërkesave për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga degët e Pejës, Lipjanit dhe Dega II në Prishtinë, kanë nxitur reagime edhe nga zyrtarë të Vetëvendosjes.
Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Ilir Kërçeli, ka ironizuar situatën në LDK me një koment ndaj Gazmend Muhaxherit.
“LDK-ja merret me Gazin Amerikan, ndërkohë që nuk po arrin ta mbajë as Gazin e Pejës”, ka shkruar Kërçeli në ‘Facebook’.
