DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Deputetja e VV-së thotë se nuk kanë emër tjetër pos Albulena Haxhiut për kryeparlamentare

23 Prill 2025
A A
Deputetja e VV-së thotë se nuk kanë emër tjetër pos Albulena Haxhiut për kryeparlamentare
Share on Facebook

Situatë e njëjtë pritet të jetë në Kuvend edhe të premten, ditë kur kryesuesi i seancës, Avni Dehari i Lëvizjes Vetëvendosje, e caktoi ritakimin pas 48 orësh, meqë as në seancën e sotme Albulena Haxhiu nuk arriti t’i merrte votat e nevojshme për t’u ngjitur në krye të Kuvendit.

Këtë e tha deputetja e zgjedhur e subjektit më të madh politik, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, sipas së cilës partia fituese e zgjedhjeve nuk ka emër tjetër, pos Albulena Haxhiut.

Ajo në “Info Plus” të RTK-së tha se arsyeja pse ka dështuar edhe sot të zgjidhet kryetari i Kuvendit është për shkak se partitë opozitare kanë refuzuar të marrin pjesë në votimin e propozimit të cilin e pati Vetëvendosje.

“Është ekskluzivitet i plotë i yni të propozojmë kandidatin që mendojmë se e përfaqëson më së miri edhe subjektin tonë politik, por në të njëjtën kohë është personi i duhur për të udhëhequr me Kuvendin e Kosovës, që është Albulena Haxhiu. Meqë kemi parë që partitë tjera politike nuk po duan të marrin pjesë në votimin e kandidates sonë, atëherë situata e njëjtë do të përsëritet sërish të premten. Unë uroj që të premten të gjithë deputetët në sallë të jenë të gatshëm të votojnë, sepse është e rëndësishme që Kuvendi të konstituohet dhe të shkojmë përpara me formimin e Qeverisë”, tha tutje ajo.

Ligjvënësja e legjislaturës së nëntë tha se nuk duhet të krijohen precedentë, sepse njëjtë edhe ata mund të mos i votojnë emrat e nënkryetarëve, pa të cilat nuk do të mund të konstituohej Kuvendi.

Kryeziu-Hyseni tha se kjo çështje është mirë të tejkalohet, sepse, sipas saj, partia fituese propozon personin që e shohin më të duhurin për të udhëhequr me legjislativin dhe jo dikë që propozohet nga partitë tjera.

“Para së gjithash, ne do të propozojmë personin që ne mendojmë se është i duhuri, dhe sigurisht nuk do të propozojmë dikë që partitë tjera politike konsiderojnë se do të jenë personat adekuatë për të udhëhequr me Kuvendin”, tha ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 529)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 828)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (308)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com