DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Detaje për krimin që tronditi Ferizajn: I dyshuari erdhi nga Franca, viktima një 32-vjeçar

29 Qershor 2026
A A
Detaje për krimin që tronditi Ferizajn: I dyshuari erdhi nga Franca, viktima një 32-vjeçar
Share on Facebook

Një plagë në kokë e shkaktuar nga arma e zjarrit ia mori jetën Florim Haxhidemës, 32-vjeç, nga Ferizaj, të dielën në mbrëmje.

32-vjeçari u gjetë pa shenja jete në një apartament banesor në rrugën “Sejdi Sejdiu” rreth orës 22:40, njoftoi sot Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është konstatuar një plagë që dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit”, njoftoi Policia. “Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë”.

Apartamenti ku u vra Haxhidema është në pronësi të Muhamet Begisholli, 48-vjeçar, shtetas i Kosovës me banim në Francë, raporton Paparaci.

Begisholli është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, tha sot Policia e Kosovës.

Në momentin e krimit të rëndë, në aparament ndodheshin edhe bashëshortja dhe vajza e të dyshuarit, e cila ka pësuar lëndime trupore.

“Nga hetimet fillestare rezulton se ngjarja ka ndodhur në banesën e M.B. (48 vjeç), ku në momentin e incidentit ndodheshin aty bashkëshortja, si dhe vajza e tij A.R. (24 vjeçe)”, tha Policia. “Kjo e fundit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).”

Vajza 24-vjeçe e të dyshuarit, po ashtu është ndaluar për 48-orë në cilësinë e të dyshuarës për krimin, sipas njoftimit të Policisë.

Të dhënat publike tregojnë se Muhamet Begisholli, shtetas i Kosovës, është banues në Paris të Francës.

Sipas të dhënave në internet të publikuara nga autoritetet franceze, Begisholli rezulton se drejton një biznes si sipërmarrës individual në Francë.

Biznesi i regjistruar nën emrin tregtar “Begisholli.Diola”, sipas Regjistrit Kombëtar të Ndërmarrjeve (RNE) në Francë, aktivitet kryesor rezulton ta ketë tregtinë e drunjve dhe ka selinë në Coulommiers, një vendbanim rreth 60 kilometra në lindje të Parisit, kryeqytetit francez.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 594)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 374)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (343)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com