DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares në Greqi: Dyshohet se u detyrua të gjunjëzohej para se të qëllohej dy herë

24 Gusht 2026
A A
Detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares në Greqi: Dyshohet se u detyrua të gjunjëzohej para se të qëllohej dy herë
Share on Facebook

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e Lulieta Obzovës në Nea Smyrni të Greqisë, ku i dyshuar për krimin është partneri i saj, Altin Allmuça, po ashtu shqiptar.

Mediat greke raportojnë se hetimet janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet janë fokusuar veçanërisht në marrëdhënien mes viktimës dhe të dyshuarit.

Hetuesit po analizojnë provat e mbledhura, përfshirë tabulatet telefonike, me qëllim që të rindërtojnë lëvizjet dhe ngjarjet që i paraprinë krimit.

Sipas raportimeve, autoritetet kanë siguruar edhe një video që dyshohet se ka regjistruar lëvizjet brenda ndërtesës pak para se të dëgjoheshin të shtënat me armë zjarri.

Paraprakisht dyshohet se 48-vjeçari Allmuça kishte vendosur një person tjetër jashtë banesës së viktimës, në mënyrë që ta njoftonte kur ajo të dilte.

Mediat greke raportojnë gjithashtu se, para të shtënave, viktima dyshohet se është detyruar të ulej në gjunjë, ndërsa kërcënohej me armë.

Më pas, sipas të njëjtave raportime, ndaj saj është qëlluar dy herë me armë zjarri.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com