DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Digjet Audi Q8 i një avokati në Vushtrri, zjarri përfshin edhe veturën e vëllait – dëmi rreth 70 mijë euro

16 Korrik 2026
A A
Digjet Audi Q8 i një avokati në Vushtrri, zjarri përfshin edhe veturën e vëllait – dëmi rreth 70 mijë euro
Share on Facebook

Një automjet luksoz Audi Q8, në pronësi të një avokati nga Vushtrria, është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, ndërsa zjarri ka përfshirë edhe një veturë tjetër të parkuar pranë tij.

Sinjali mëson ekskluzivisht se pronar i automjetit është Kastriot Feka, 34-vjeçar, avokat dhe pronar i zyrës “Feka & Partners Law L.L.C.”.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20, në rrugën “Avni Feka”, në fshatin Begaj të Vushtrrisë.

Kur njësitë policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar se Audi Q8 ishte përfshirë nga zjarri në pjesën e përparme, ndërsa flakët kishin kapluar edhe një Opel, në pronësi të vëllait të avokatit, i cili ishte i parkuar pranë.

Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin, por dëmet në automjete janë të konsiderueshme.

Burimet bëjnë të ditur se dëmi vetëm në automjetin Audi Q8 vlerësohet në rreth 70 mijë euro.

Siç mëson Sinjali, gjatë deklarimit para hetuesve, avokati ka thënë se nuk dyshon në ndonjë person konkret dhe se nuk ka informacione që ngjarja mund të lidhet me ushtrimin e profesionit të tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit, krimteknikët dhe është intervistuar edhe një dëshmitar. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”, ndërsa është urdhëruar edhe angazhimi i ekspertit të pavarur të zjarrit për të përcaktuar shkakun e shpërthimit të flakëve.

Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet po punojnë për të sqaruar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo për ndonjë shkak tjetër.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 624)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 097)
  • Opinione (50)
  • Showbiz (166)
  • Shpallje (1)
  • Sport (366)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com