DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Dil në punë nëse guxon, të ruaj me kallash” – kërcënohet kryetari i Vitisë, arrestohet 45-vjeçari pas videove në TikTok

8 Nëntor 2026
A A
“Dil në punë nëse guxon, të ruaj me kallash” – kërcënohet kryetari i Vitisë, arrestohet 45-vjeçari pas videove në TikTok
Share on Facebook

Kërcënime serioze ndaj kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, janë publikuar në rrjetin social TikTok, ku një person ka paralajmëruar përdorimin e armës ndaj tij. Pas denoncimeve të përsëritura dhe sigurimit të videoincizimeve.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, personi i arrestuar është Safet Hyseni (45), ndaj të cilit fillimisht ishte iniciuar një rast për veprën penale “Kanosje”, pas publikimit të një videoje në TikTok.

Rasti ishte denoncuar më 6 nëntor nga Jakup Haxhiu, shef i kabinetit të kryetarit të Komunës së Vitisë, i cili kishte njoftuar Policinë për kërcënimet e publikuara ndaj Halitit.

Në njërën prej videove, sipas informatave të siguruara, Hyseni dëgjohej duke iu drejtuar kryetarit me fjalët: “Brenda tri ditësh duhet ta lëshosh vendin.”

Pas denoncimit të parë, i dyshuari ishte intervistuar nga Policia dhe me vendim të Prokurorisë ishte liruar në procedurë të rregullt.

Mirëpo, një ditë më vonë, më 7 nëntor, Zyra Ligjore e Komunës së Vitisë i është drejtuar sërish Policisë me një shkresë, duke njoftuar se kërcënimet ndaj kryetarit po vazhdonin përmes postimeve të reja në TikTok.

Pas sigurimit të videoincizimeve të tjera, hetuesit kanë evidentuar një kërcënim edhe më serioz, ku i dyshuari dëgjohej duke thënë: “Dil në guxofsh në vendin e punës, të ruaj me kallash.”

Këto zhvillime kanë çuar në ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë dhe arrestimin e 45-vjeçarit.

Me urdhër verbal të Prokurorisë, njësitë policore kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, por gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.

Hyseni është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Pas përfundimit të procedurave, me vendim të Prokurorisë, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për veprën penale “Kanosje”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 353)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (494)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com