DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Disa në paraburgim e disa në liri me nga 10 mijë euro – çka vendosi Gjykata për rastin e përgjimeve nga SkyECC

3 Shtator 2026
A A
Disa në paraburgim e disa në liri me nga 10 mijë euro – çka vendosi Gjykata për rastin e përgjimeve nga SkyECC
Share on Facebook

Nga kërcënimet për të qëlluar policinë deri te dyshimet për vrasje me pagesë e trafikim ndërkombëtar të drogës – çfarë zbulojnë komunikimet në “SkyECC” dhe pse tre të pandehur u lanë në liri me nga 10 mijë euro.

Gazeta Insajderi

​Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) në rastin e madh të përgjimeve nga aplikacioni “SkyECC”. Sipas vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, Kushtrim Shyti, 11 të pandehurve u është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj, ndërsa për tre të tjerë kjo masë është zëvendësuar me dorëzani financiare prej 10,000 eurosh secili.

​Dosja e PSRK-së: Sulme ndaj policisë, rrëmbime dhe koka të prera

​Në arsyetimin e Gjykatës për vazhdimin e paraburgimit ndaj 11 të pandehurve janë veçuar të dhëna alarmante nga transkriptet e komunikimeve në aplikacionin “SkyECC”, të siguruara në kuadër të operacionit ndërkombëtar “White Star”, të zhvilluar nga autoritetet e Francës, Belgjikës, Holandës dhe EUROPOL-it:

​I pandehuri Abedin Gjakova, në komunikimet e tij, kishte deklaruar se nëse ndalohej nga policia gjatë transportit të drogës, do të shtinte me armë zjarri ndaj zyrtarëve policor.

 

Dosja përmban komunikime që lidhen me planifikimin e vrasjeve me pagesë, si dhe shkëmbimin e fotografive të kokave të njerëzve të prerë, të përdorura si mesazhe frikësimi brenda grupit.

​Zgjerimi i hetimeve për rrëmbim: Ndaj Roland Beqirit, hetimet janë zgjeruar edhe për veprën penale të rrëmbimit dhe keqtrajtimit të një personi.

Grupi dyshohet për organizimin e transportit të sasive të mëdha të heroinës, kokainës dhe marihuanës nga Irani, Turqia, Shqipëria dhe Ekuadori drejt Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian.

​Qëndrimi i Mbrojtjes: “Arsyetimi i Prokurorisë bazohet në supozime të përgjithshme”

Gjatë seancës dëgjimore, avokatët mbrojtës të të pandehurve e kanë kundërshtuar ashpër kërkesën e Prokurorisë Speciale. Mbrojtja nënvizoi se transkriptet e aplikacionit “SkyECC” nuk mund të merren si dëshmi automatike për izolim pa u analizuar roly dhe veprimet individuale të secilit të pandehur.

Në pretendimet e paraqitura para gjykatës, mbrojtja e të pandehurve deklaroi: ​”Kërkesa e Prokurorisë Speciale mbështetet vetëm në supozime të përgjithshme dhe pa ofruar dëshmi konkrete se klientët tanë do të ikin apo do të ndikojnë në rrjedhën e procedurës. Të gjithë kanë vendbanime të përhershme në Kosovë, janë të lidhur me familjet e tyre dhe janë të gatshëm t’i përgjigjen çdo thirrjeje të drejtësisë, ndaj paraburgimi është masë joproporcionale.”

​Pse u liruan tre të pandehurit e tjerë?

​Për Armend Ismajlin, Edin Berishën dhe Lorik Tiganin, Gjykata ka vlerësuar se, ndonëse ekziston dyshimi i bazuar, rreziku procedural është më i ulët.

​Sipas vlerësimit të Gjykatës, ata nuk kanë përdorur identitete të rreme, nuk ndërlidhen me veprime të drejtpërdrejta të dhunshme dhe nuk kanë pasur aktivitet të dokumentuar në periudhën e fundit. Tre të pandehurit do të lirohen nga paraburgimi vetëm pasi të deponojnë shumën prej 10 mijë eurosh në arkën e Gjykatës dhe t’u sekuestrohen dokumentet e udhëtimit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 347)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (494)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com