Sot, Ferdonije Qerkezi shënon ditëlindjen e saj të 73-të.
Nënës Ferdonije më 27 mars 1999, gjatë luftës në Kosovë, forcat serbe ia rrëmbyen burrin (Halimin) dhe katër djemtë (Artanin, Armendin, Ardianin dhe Edmondin) nga shtëpia në Gjakovë. Eshtrat e dy djemve të saj janë gjetur dhe varrosur më vonë, ndërsa burri dhe dy djemtë e tjerë vazhdojnë të mbeten të zhdukur.
Shtëpia e saj në Gjakovë është shndërruar në një muze përkujtimor.
