DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Djali i Afrim Bunjakut emocionon pas betimit si polic i Kosovës: Si baba im, jam gati ta jap jetën për Kosovën

6 Nëntor 2026
A A
Djali i Afrim Bunjakut emocionon pas betimit si polic i Kosovës: Si baba im, jam gati ta jap jetën për Kosovën
Share on Facebook

Emocionet e krenaria kanë mbizotëruar në ditën kur Jetlum Bunjaku, djali i heroit Afrim Bunjaku, ka dhënë betimin si pjesëtar i Policisë së Kosovës, duke ndjekur gjurmët e babait të tij.

Në një ditë të veçantë për të dhe familjen e tij, Jetlumi ka folur me emocione për realizimin e një ëndrre që, siç thotë, e kishte ndarë edhe me babanë e tij, heroin Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën në krye të detyrës.

I pyetur se çfarë do të thotë për të që tash e tutje në shtëpinë e tyre do të jetë edhe një uniformë e Policisë së Kosovës, Jetlumi është shprehur se kjo përfaqëson krenari, por edhe një përgjegjësi të madhe për ta bartur atë me nder, ashtu siç e kishte mbajtur babai i tij.

“Kjo ditë s’ka me u harru kurrë. Ka qenë ëndërr e imja, dhe babës tem, veç po e trashigimojë uniformën e tij. Po besoj që veç krenari edhe me mbajtë uniformën qysh e ka mbajtë baba jem d.m.th me nder.“, tha ai.

Momenti më emocionues erdhi kur u pyet nëse do të ishte i gatshëm ta jepte edhe jetën për Kosovën, ashtu siç bëri babai i tij.

“Po besoj si baba jem, për qata e kom vesh këtë uniformë.“, u shpreh i emocionuar Jetlumi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 299)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com