DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Dogana kishte kapacitete më të mira se laboratorët privatë” – eksperti kritikon udhëzimin për naftën në gjykimin ndaj Vesel Krasniqit

1 Tetor 2026
A A
“Dogana kishte kapacitete më të mira se laboratorët privatë” – eksperti kritikon udhëzimin për naftën në gjykimin ndaj Vesel Krasniqit
Share on Facebook

Mangësi teknike në udhëzimin administrativ për naftën, paqartësi në ndarjen e kompetencave dhe pajisje të blera me para publike që mbetën të papërdorura. Këto çështje u ngritën gjatë dëshmisë së ekspertit në gjykimin ndaj ish-ministrit Vesel Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin që lidhet me kontrollin e naftës.

Eksperti e kritikoi përgatitjen teknike të udhëzimit administrativ, duke e cilësuar atë si “qesharak” nga këndvështrimi i tij profesional.

Sipas tij, dokumenti nuk ishte përgatitur mirë në aspektin teknik, ndërsa edhe ligji i atëhershëm për naftën kishte mangësi dhe linte hapësirë për interpretime. Ai tha se vetëm me ndryshimet e mëvonshme ishte qartësuar ndarja e përgjegjësive për kontrollin në kufi dhe brenda vendit.

Pajisje të blera që mbetën të papërdorura

Gjatë dëshmisë u trajtua edhe fati i pajisjeve laboratorike të blera me para publike. Eksperti tha se disa prej tyre kishin vazhduar të përdoreshin, ndërsa pajisje të tjera, të destinuara për kontrollin e parametrave të cilësisë së naftës dhe benzinës, kishin mbetur të papërdorura pas ndryshimit të kompetencave.

Ai vlerësoi se Dogana kishte kapacitete më të mira analizuese sesa laboratorët privatë. I pyetur nëse laboratori i autorizuar “Kosova Lab” mund t’i kryente analizat më mirë se Dogana, eksperti u përgjigj negativisht.

Sipas tij, gjatë zbatimit të udhëzimit të vitit 2017, analizat për parametrat që Dogana nuk mund t’i testonte ua dërgonin laboratorëve të akredituar.

Eksperti deklaroi gjithashtu se operatorët nuk kishin paguar për analizat e kryera në Doganë. Në seancë u ngritën pyetje nëse kalimi te kontrollet me pagesë kishte shtuar shpenzimet e operatorëve dhe nëse kjo mund të ndikonte në çmimin e naftës për qytetarët.

Mospajtim në trupin gjykues për thirrjen e dëshmitarëve

Seanca u shoqërua edhe me një reagim të gjyqtarit Kujtim Krasniqi, pasi kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani Hajra, njoftoi se pasdite do të dëgjoheshin ish-ministri Bajram Hasani dhe një përfaqësues i Shoqatës së Naftëtarëve.

Krasniqi tha se nuk ishte konsultuar për thirrjen e tyre. Ai sqaroi se me kryetaren kishte pasur vetëm një bisedë të shkurtër në korridor, gjatë së cilës kishte shprehur qëndrimin se nuk e shihte të arsyeshme ftesën e këtyre dëshmitarëve.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 200)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com