DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dogana ndalon 157 palë atlete të padeklaruara në Vërmicë

1 Gusht 2026
A A
Dogana ndalon 157 palë atlete të padeklaruara në Vërmicë
Share on Facebook

Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen e 157 palë atleteve të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës, gjatë një kontrolli rutinor në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Sipas njoftimit të Doganës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një automjet për kontroll, ndërsa udhëtari fillimisht kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për t’i paraqitur para autoriteteve.

Megjithatë, gjatë kontrollit fizik të automjetit janë zbuluar 157 palë atlete, të cilat nuk ishin deklaruar. Personi nuk posedonte as faturë apo dokumentacion tjetër që dëshmonte origjinën dhe vlerën e mallit.

Dogana bëri të ditur se, në bazë të legjislacionit në fuqi, të gjitha mallrat që hyjnë në territorin e Kosovës duhet të paraqiten dhe, kur kërkohet, të deklarohen pranë autoriteteve doganore.

Malli është ndaluar, ndërsa rasti është proceduar për zhvillimin e mëtejmë të procedurave ligjore dhe kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës u ka bërë thirrje udhëtarëve dhe operatorëve ekonomikë që t’i respektojnë detyrimet ligjore për deklarimin e mallrave dhe të posedojnë dokumentacionin e nevojshëm gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 659)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 849)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (175)
  • Shpallje (1)
  • Sport (397)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com