DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dogana sekuestron 79 telefona te një mobilshop, vlera e tyre mbi 64 mijë euro

3 Korrik 2025
A A
Dogana sekuestron 79 telefona te një mobilshop, vlera e tyre mbi 64 mijë euro
Share on Facebook

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar telefona të kontrabanduar në vlerë mbi 64 mijë euro.

Në njoftim, Dogana tha se ka ndërmarrë një kontroll të detajuar në një subjekt afarist në Prishtinë, ku pas verifikimeve dhe kontrollit, në një bodrum është gjetur një kasafortë brenda së cilës janë zbuluar 79 telefona mobilë.

“Gjatë kontrollit, në një aneks shtesë (bodrum) është gjetur një kasafortë, brenda së cilës janë zbuluar: 49 copë iPhone 16 Pro Max; 1 copë iPhone 16 Pro; 12 copë iPhone 15 Pro; 9 copë Samsung A36 5G; 6 copë Samsung A56; 2 copë Samsung A26”.

“Të gjithë këta telefona janë gjetur pa dokumentacion përcjellës për prejardhjen e tyre dhe dyshohet se janë futur në mënyrë të kundërligjshme në territorin e Republikës së Kosovës. Vlera e përgjithshme në treg e këtyre pajisjeve është rreth 64,340.00 euro”, thuhet në njoftim.

Tutje, Dogana tha se ka ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore ndaj subjektit në fjalë, duke sekuestruar mallin dhe duke iniciuar procedurat hetimore për kundërvjatje apo vepër penale, varësisht nga të gjeturat e mëtejme.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 109)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (310)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com