DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dorëhiqet nënkryetari i Prishtinës, Shkëmb Manaj

5 Maj 2026
A A
Dorëhiqet nënkryetari i Prishtinës, Shkëmb Manaj
Share on Facebook

Shkëmb Manaj ka njoftuar për përmbylljen e mandatit të tij si nënkryetar i Prishtinës, duke e cilësuar këtë periudhë si një angazhim të plotë në shërbim të kryeqytetit dhe qytetarëve të tij.

Në një deklaratë publike, Manaj theksoi se gjatë mandatit të tij ka kontribuar fillimisht si këshilltar politik i kryetarit Përparim Rama dhe më pas si nënkryetar, duke qenë i përfshirë në vendimmarrje që, sipas tij, kanë ndikuar në zhvillimin e Prishtinës.

“Si përfaqësues politik i LDK-së, gjatë këtij mandati i jam përkushtuar plotësisht Kryeqytetit – duke dhënë angazhimin tim maksimal në çdo përgjegjësi e vendim që ka ndikuar në zhvillimin e Kryeqytetit”, deklaroi ai.

Ai shprehu mirënjohje për Lidhjen Demokratike të Kosovës, strukturat e saj në Prishtinë, si dhe për kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku, për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Po ashtu, falënderoi kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për bashkëpunimin gjatë mandatit qeverisës.

Manaj një falënderim të veçantë ia drejtoi qytetarëve të Prishtinës, duke theksuar se çdo vendim dhe përballje, përfshirë ato me qeverisjen qendrore, kanë pasur në fokus mbrojtjen e interesit të tyre.

“Çdo angazhim, çdo vendim dhe çdo përballje që kam pasur direkt me qeverisjen qendrore ka pasur një qëllim – mbrojtjen e interesit të qytetarëve të Prishtinës”, u shpreh ai.

Në deklaratën e tij, Manaj nënvizoi edhe lidhjen e tij me LDK-në, duke thënë se raporti i tij politik mbetet i lidhur ngushtë me këtë subjekt.

Duke e cilësuar këtë si mbyllje të një kapitulli, ai paralajmëroi një angazhim të ri politik, duke folur për një “fazë të re” për LDK-në dhe për Kosovën. Sipas tij, një LDK e bashkuar nën udhëheqjen e Lumir Abdixhikut dhe presidentes Vjosa Osmani përbën drejtimin e duhur për vendin.

Manaj shtoi se javët e fundit ka qenë i angazhuar në procesin e bashkimit të LDK-së, që, sipas tij, synon rikthimin e saj si forcë kryesore politike në vend.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 618)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 938)
  • Opinione (49)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (361)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com