Punëtorët e kompanisë Vita e kanë përcjellë me duartrokitje drejtorin e fabrikës, Artan Spahija, pasi ai ka deklaruar se pagat e tyre do të vazhdojnë të paguhen edhe pas mbylljes së fabrikës.
Pamjet nga momenti janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku kanë ngjallur reagime të shumta nga qytetarët.
Disa punëtorë kanë shpërthyer me lot, pasi zhvillimet e sotme çuan në mbylljen e përkohshme të kësaj kompanie.
