DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dua Lipa nuk pranon të performojë para meçit Fury–Joshua

1 Maj 2026
A A
Dua Lipa nuk pranon të performojë para meçit Fury–Joshua
Share on Facebook

Pop-ylli botëror, Dua Lipa, nuk pritet të performojë në mbrëmjen e duelit të madh të boksit mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury, që do të mbahet më vonë gjatë këtij viti.

Sipas raportimit të BBC Sport, këngëtares me rrënjë nga Kosova i është kërkuar të jetë pjesë e promovimit të ngjarjes, por ajo e ka refuzuar ofertën dhe nuk pritet të përfshihet.

Ndërkohë, kryetari i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit të Arabisë Saudite, Turki Al-Sheikh, ka sugjeruar se meçi mund të rrezikohet nëse Dua Lipa nuk pranon të performojë. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse kjo deklaratë është bërë me seriozitet apo në formë shakaje.

Britanikët Anthony Joshua dhe Tyson Fury pritet të përballen në një meç të shumëpritur në fund të vitit, ndërsa vendi i zhvillimit ende nuk është caktuar. Sipas raportimeve, stadiumi Wembley në Britani konsiderohet favorit për muajin tetor.

Në vitet e fundit është rritur prania e yjeve muzikore në evente të mëdha sportive. Reperi Eminem e shoqëroi Terence Crawfordin në meçin ndaj Errol Spence Jr., ndërsa frontmeni i Oasis, Liam Gallagher, performoi para duelit Daniel Dubois – Anthony Joshua më 2024. Po ashtu, reperi 50 Cent performoi gjatë hyrjes së Chris Eubankut në rimeçin ndaj Conor Bennit.

Dua Lipa mbetet një nga yjet më të mëdha të muzikës në botë.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 109)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (310)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com