Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar se sot nuk do të votojë asgjë, as për parlamentin e as për eventualisht Qeverinë.
Balje tha se nuk ka besim mes partisë së saj dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
“Jo takim nuk kam pas. Unë nuk e ndryshoj qëndrimit prej herës së fundit. Kurrgjë s’ka ndryshuar mes partisë time dhe Vetëvendosjes dhe nuk kam asnjë arsyë për të reaguar ndryshe”, tha ajo.
