Analisti politik Dugagjin Gorani, në emisionin “Forum” të DTV Media, ka folur për protestat që po zhvillohen në Kosovë prej disa ditësh, duke e lidhur situatën e sotme me atë të para 29 vitesh.
Gorani tha se, ashtu si sot, edhe para 29 vitesh shoqëria kosovare ka qenë e përçarë, ndërsa sipas tij, mesazhi i bashkësisë ndërkombëtare në atë kohë ishte ruajtja e stabilitetit.
“Para 29 vitesh, kjo bashkësi ndërkombëtare e ka pasur një këshillë: ruajeni stabilitetin”, u shpreh Gorani.
Sipas tij, edhe sot mesazhi i bashkësisë ndërkombëtare mbetet i njëjtë – ruajtja e stabilitetit, të cilin ai e konsideron si një prej çështjeve më të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin.
Gorani theksoi se zhvillimet aktuale duhet të shihen edhe në kontekstin e stabilitetit të vendit dhe të rajonit.
