DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dugagjin Gorani: PDK ka mbetur pa kamp, partitë po synojnë zgjedhjet nga mungesa e zgjidhjes

30 Shtator 2026
A A
Dugagjin Gorani: PDK ka mbetur pa kamp, partitë po synojnë zgjedhjet nga mungesa e zgjidhjes
Share on Facebook

Analisti politik Dugagjin Gorani, në emisionin “FORUM” në DTV Media, ka folur për situatën politike dhe raportet mes partive në Kosovë.

Gorani ka vlerësuar se PDK-ja ka mbetur pa kamp në situatën aktuale politike, ndërsa sipas tij janë krijuar dy kampe që po synojnë zgjedhje të reja.

Megjithatë, ai ka thënë se këto subjekte nuk po i kërkojnë zgjedhjet domosdoshmërisht sepse presin përfitim prej tyre, por sepse nuk kanë formulë, ilaç apo kapacitet për ta zgjidhur situatën aktuale politike, e cila, sipas tij, kërkon kompromis.

Sipas Goranit, LVV-ja nuk tregon gatishmëri për kompromis, ndërsa partitë opozitare që synojnë marrjen e pushtetit përmes një marrëveshjeje janë numerikisht të dobëta përballë ambicieve që kanë.

Ai ka theksuar se opozita nuk e ka fuqinë numerike për ta arsyetuar kërkesën për një ndarje të pushtetit me LVV-në në rast të një koalicioni apo kompromisi politik.

“Numerikisht fuqi nuk kanë, por ambicie kanë”, ka thënë Gorani, duke shtuar se kërkesa e partive opozitare për të pasur pjesë në pushtet është legjitime nga këndvështrimi i tyre, por sfida kryesore mbetet mungesa e fuqisë numerike për ta realizuar atë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 770)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 021)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com